Robert Elsie | AL Art | AL History | AL Language | AL Literature | AL Photography | Contact |

Robert Elsie

Early Photography in Albania

 
BACK  |  AL Photography
Webdesign J. Groß

The Photo Collection of Lutz Koch
Deutsch | Shqip

Albania in 1941

Lutz Koch (1903-1965) was a German writer from Jonsdorf in the Zittau region who was particularly active during the Nazi period. In about 1940 he set off with his wife on an eight-month automobile trip through southeastern Europe to Turkey and back. The journey is recounted in his richly illustrated book Reise durch den Balkan: 20.000 Kilometer Autofahrt durch Ungarn, Rumänien, Bulgarien, die Türkei, Griechenland, Albanien und Jugoslawien  (Journey through the Balkans: A 20,000 Kilometre Automobile Trip Through Hungary, Romania, Bulgaria, Turkey, Greece, Albania and Yugoslavia), Berlin 1941. The Albanian stretch of this epic journey took him from Florina in Greece, to Korça, Elbasan, Tirana, Durrës, Kruja, Mamurras and Shkodra. Lutz Koch is also remembered for his Europa durch die Windschutzscheibe: 25.000 Kilometer durch 16 Länder (Europe through the Windshield: 25,000 Kilometres Through 16 Countries) Berlin 1938, a travel book on western, northern and northeastern Europe, and for his much-read biography of German General Rommel: Erwin Rommel: die Wandlung eines grossen Soldaten (Erwin Rommel: the Transformation of a Great Soldier), Stuttgart 1950. The photos from this collection are taken from the above-mentioned Balkan volume.

jquery image lightboxby VisualLightBox.com v6.1

 

Koleksioni fotografik i Luc Kohut (Lutz Koch)
English | Deutsch

Shqipëria në vitin 1941

Luc Koh (1903-1965) ishte shkrimtar gjerman nga Jonsdorf në rajonin Citau (Zittau), i cili ishte veçanërisht aktiv në periudhën naziste. Rreth vitit 1940 ndërmori me gruan një udhëtim automobilistik tetëmujor nëpër Evropën Juglindore për në Turqi. Udhëtimi përshkruhet në librin e tij të ilustruar Reise durch den Balkan: 20.000 Kilometer Autofahrt durch Ungarn, Rumänien, Bulgarien, die Türkei, Griechenland, Albanien und Jugoslawien (Udhëtim nëpër Ballkan: 20.000 kilometra me veturë nëpër Hungari, Rumani, Bullgari, Turqi, Greqi, Shqipëri dhe Jugosllavi), Berlin 1941. Pjesa shqiptare e udhëtimit të tij e çoi nga Follorina në Korçë, Elbasan, Tiranë, Durrës, Krujë, Mamurras dhe Shkodër. Luc Koh mbahet mend edhe për një udhëpërshkrim të Evropës Perëndimore, Veriore dhe Verilindore: Europa durch die Windschutzscheibe: 25.000 Kilometer durch 16 Länder (Evropa përmes xhamit të makinës: 25.000 kilometra nëpër 16 vende), Berlin 1938, si dhe për një biografi të gjeneralit të njohur gjerman Ervin Romel: Erwin Rommel: die Wandlung eines grossen Soldaten (Ervin Romel: transformimi i një ushtaraku të madh), Shtutgart 1950. Fotografitë e këtij koleksioni janë marrë nga vëllimi ballkanas i vitit 1941.

 

Share on Facebook

 

TOP